Hotel Butrinti

Bari & Restoranti

Bari & Restoranti

Restoranti ka nje kapacitet prej 120 vendesh. Menuja eshte e pasur me gatime tradicionale dhe italiane. Pa dyshim ju do te gjeni ketu zgjidhjen me te mire per nje darke familjare, dreke biznesi ose nje darke e organizuar ne grup. Nje darke mes miqsh ne tarracen jashte Restorantit me dalje nga pishina do te ishte zgjedhja me e mire per te shijuar gastronomine e pasur qo ofron zona e jugut.Gatimet me produkte deti jane specialitet I kuzhines soneā€¦gatime si ketu askund nuk mund te shijohen !

Duke kerkuar nje vend te rehatshme per te shijuar kafene, nuk mund te mos ju vije ne mend Bar – Kafeja e Hotel Butrintit. Te shijosh kafen ne veranden e Hotelit me pamje nga deti Jon shoqeruar nga gjelberimi perrallor i kopshteve perreth eshte nje ndjesi qe nuk mund ta realizosh kudo. Nje kafe, leng portokalli I fresket, kokteil frutash apo nje pije energjike do t;ju beje te riktheheni serish prane nesh.

Pjesa me panormaike e Hotelit pishina ka ne qender barin e saj. Ai eshte I tipit veror me dalje nga pishina dhe stola ne uje qe pushuesit te shijojne nga uji kokteilet freskuese qe barmani pregatit. Me nje kapacitet prej 250 vendesh, pushuesit kane mundesi te kalojne darkat e nxehta te veres ne kete ambjent duke provuar edhe menune e picave qe prodhohen ne furen e drurit prane barit. Me sfond perendimin e diellit dritat e ishullit te Korfuzit dhe zhurmen e njerezve qe shetitin ne shetitore, cdokush do te preferonte qe ta kalonte aty darken gjate pushimeve ne Sarande.